Kalo te përmbajtja
Mjeshtër çatie në siluetë, duke punuar mbi pjerrësinë e çatisë në perëndim të diellit

Shqipëri & Kosovë

Gjej mjeshtrin e duhur.Paguaj kur puna të jetë bërë.

Tregu i mjeshtërve për shtëpinë tënde — publiko punën, merr oferta, zgjidh mjeshtrin.

  • Mjeshtër të verifikuar
  • Depozitë, po deshe
  • Vlerësime nga të dyja anët

Publikimi është falas. Pa telefonata pa fund.

Zanatet

Çdo punë e shtëpisë, në një vend

Nga një prizë e djegur te rikonstruksioni i plotë i banjos.

Si funksionon

Tri hapa nga problemi te zgjidhja

Pa pazare në telefon dhe pa hamendësuar sa duhet të kushtojë.

  1. Përshkruaj punën

    Zgjidh zanatin, shkruaj çfarë duhet bërë, shto foto dhe një buxhet orientues. Zgjat dy minuta dhe nuk kushton asgjë.

  2. Krahaso oferta të mbyllura

    Mjeshtrit ofertojnë pa e parë njëri-tjetrin, ndaj çmimi që merr është çmimi i tyre real. Ti sheh të gjitha bashkë dhe zgjedh.

  3. Paguaj si të të përshtatet

    Paguaj mjeshtrin drejtpërdrejt, siç paguhen shumica e punëve këtu — ose përmes platformës, që i mban paratë derisa ti të konfirmosh se puna u krye siç duhej.

Lexo si funksionon

Në numra

  • 8kategori
  • 39zanate
  • 0mjeshtër të verifikuar
  • Falaspublikimi i punës

Pse Mjeshtri

Katër gjëra që i kemi ndërtuar, jo premtuar

Secila prej tyre punon sot, në çdo punë që kalon nga platforma.

  • Mjeshtër të verifikuar

    Çdo profil kalon nga ekipi ynë: dokumente, zanate dhe zonë shërbimi. Vetëm profilet e miratuara ofertojnë.

  • Depozitë, po deshe

    Shumica e punëve paguhen drejtpërdrejt te mjeshtri. Nëse parapëlqen ndryshe, zgjidh të paguash përmes platformës dhe paratë qëndrojnë të siguruara derisa ti të konfirmosh se puna u krye.

  • Mosmarrëveshjet, kur paguan përmes platformës

    Nëse ke paguar përmes Mjeshtrit dhe diçka shkon keq, ngrihet një rast: pagesa ngrin dhe ekipi vendos ta lirojë, ta kthejë ose ta ndajë. Kur paguan drejtpërdrejt, platforma nuk mban para — mbeten vlerësimi dhe historiku i punës.

  • Vlerësime nga të dyja anët

    Klienti vlerëson mjeshtrin dhe mjeshtri klientin. Të dyja publikohen bashkë, që askush të mos presë ta lexojë tjetrin i pari.

Për mjeshtrit

0%

Nga puna jote nuk marrim asnjë qindarkë.

Sa bie dakord me klientin, aq merr. Pa komision, pa ndalesa, pa përqindje që rritet sa më e madhe të jetë puna. Ne paguhemi një herë në muaj — jo nga xhepi yt në çdo punë.

  • 0% nga çdo punë

    Një punë 500 € ose 5.000 € — komisioni është i njëjtë: zero.

  • 12,00 € në muaj

    Një shifër e vetme, e njëjtë çdo muaj. E di sa paguan para se të fillosh.

  • Oferta të mbyllura

    Askush nuk e sheh çmimin tënd. Jep çmimin real — nuk ka kush të ulë poshtë teje.

  • Puna jote mbetet jotja

    Klientët e tu, paratë e tua. Nëse ndalon abonimin, punët në vazhdim s'preken.

Deri më 1 janar 2027 është falas edhe abonimi.

50 vende të mbetura në ofertën e hapjes.

Mjeshtrit

Tashmë të verifikuar dhe në punë

Profile të vërteta, me punë të përfunduara dhe vlerësime publike.

Mjeshtrit e parë po verifikohen

Regjistrimi është i hapur. Nëse je mjeshtër, dërgo profilin sot dhe je ndër të parët që sheh punët e reja.

Bëhu mjeshtër
Punëtorë në siluetë mbi një ndërtesë në ndërtim, në muzg

Puna që po shtyn prej muajsh nis me dy minuta shkrim

Publiko punën falas, merr oferta të mbyllura dhe paguaj vetëm kur je i kënaqur.